Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, vetura godet një 22-vjeçare

Një aksident ka ndodhur në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore është goditur nga një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi nga Policia për rajonin e Pejës.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se 22-vjeçarja, e cila ishte këmbësore, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk, ku një automjet ka goditur këmbësoren. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara po merr trajtim mjekësor në spital. Gjendja e saj është e rëndë”, ka thënë Gashi.

Lexo edhe:  Mblidhet Kryesia e Kuvendit - Ky është rendi i ditës