Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, pamje nga vendngjarja

Një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Pejës”, magjistralja Prishtinë – Pejë.

Dëshmitarë të rastit i kanë dërguar foto redaksisë së KosovaPress-it, ku shihet se një veturë dhe një traktor janë përplasur mes vete.

Ata kanë bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore. Sipas dëshmitarëve okularë, nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se edhe ekipet e ndihmës së parë kanë dalë po ashtu në vend të ngjarjes për të ofruar ndihmë.

 

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo në Kosovë: Vozitësi me 138 tiketa të dënimit, i ndalohet vozitja deri më 2038