Aksident i rëndë në Gjakovë: Motoçiklisti përplaset nga vetura, humb jetën

Numri i madh i aksidenteve dhe vetaksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e sot në rrugën “Gjergj Sokoli” ku ka humbur jetën një motoçiklist.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togerja e Policisë, Gjyljeta Kasapi.

“Motoçikleta dhe automjeti kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Deçanit, Automjeti që ishte duke lëvizur në krahun e djathë papritmas merr një veprim kthimi, për të kaluar në shiritin e kundërt drejtimi i Gjakovës, ku i merr përparësinë kalimi motoçikletës e cila ishte duke vozitur në krahun e majtë dhe motoçiklisti përplaset për veturë”, u shpreh Kasapi.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjena ku ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Lexo edhe:  Bie në prangat e Policisë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Viti, dërgohet në mbajtje