Aksident i rëndë në Fushë Kosovë: Furgoni godet këmbësoren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, ku një furgon ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda dhe akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit s’kanë kthyer ende përgjigje.

Lexo edhe:  Skandal në Durrës, prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben