Aksident i rëndë në fshatin Vojtesh të magjistrales Mitrovicë – Skenderaj

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, më saktësisht në fshatin Vojtesh.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë siguruar “Jepi zë” fotografi nga atje.

Ata thonë se dy automjete janë ndeshur mes veti, dhe ka pasur persona të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes.

Në fotografi poashtu shihen dy automjetet që kanë pësuar dëme të mëdha nga përplasja e fortë mes tyre.

Ndryshe vend është mjaft i rrezikshëm pasi edhe në të kaluren janë shkaktuar aksidente./ Jepi zë

Lexo edhe:  Bie në pranga burri që dyshohet se rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten e tij në Klinë