Aksident i rëndë në Ferizaj, 7 persona përfundojnë në spital

FOTO ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:36 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, me targa vendore, në Ferizaj.

Sipas Policisë, në këtë aksident ka pësuar lëndime njëri nga shoferët, si dhe gjashtë pasagjerë.

Bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti ishte mosmbajtja e distancës anësore mes veturave.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?