Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen disa persona

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të Drenasit, saktësisht në fshatin Gllobar ku për pasojë janë lënduar disa persona.

02 Press merr vesh se për të nxjerrë personat e aksidentuar nga veturat kanë interventuar edhe zjarrëfiksat.

Të lënduarit janë përcjell për trajtim në QKUK.

Lexo edhe:  Dhunë në familje në Istog – gruaja largohet me pesë fëmijët pas konfliktit me burrin, kthehet pas ndërhyrjes së Policisë