Aksident i rëndë në autostradën Arbën Xhaferi: Rrokulliset vetura e FSK-së, lëndohet një ushtar
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Autostradën “Arbën Xhaferi”, ku është vetaksidentuar një veturë e FSK-së dhe si pasojë një ushtar i FSK-së kanë mbetur i lënduar.
Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura e FSK-së e cila është rrokullisur dhe ka përfunduar e kthyer anash.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Rreth orës 16:45 ne Autostraden ,,A. Xhaferi” Prishtinë-Ferizaj në Km9 eshte raportuar se eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime ku i perfshire eshte nje Automjet (vetaksident)”, ka potencuar ai.