Aksident i rëndë në autostradë në Kaçanik, ka të lënduar

Një aksident trafiku mes dy automjeteve me tabela të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” konkretisht Hani i Elezit -Kaçanik.

“Me datën 27.07.2023 në orët e paradites në autostradën “Arbën Xhaferi”, Hani i Elezit -Kaçanik ,ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me tabela të Maqedonisë, ku si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Rasti është trajtuar nga njësitet policore”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës apelon për kujdes të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë