Aksident i rëndë mes dy veturave në Suharekë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Suharekë, më saktësisht në fshatin Sallagrazhdë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të dëmtuara rëndë.

Policia ndodhet tashmë në vendngjarje, por nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në këtë moment nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Lexo edhe:  ‘U dhezen alarmat e t’na boni horë”: Valon Syla tregon një rast kur Nexh Spahiun e kanë zënë në Slloveni duke vjedhur telefona