Aksident i rëndë afër Liqenit të Badovcit, vetura bie disa metra poshtë – shihen 2 ambulanca në vendngjarje

Një veturë është vetaksidentuar në afërsi të liqenit të Badovcit.

Vetura ka rënë disa metra në humnerë, siç shihet edhe nga pamjet, shkruan 02 Press.

Nuk dihet zyrtarisht sa persona janë lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes shihen dy autoambulanca.

Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për rastin, mirëpo po vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje.

Kujtojmë që rruga Prishtinë-Gjilan sjell shumë aksidente pasi është rrugë e vështirë dhe me ngrica gjatë dimrit.

Lexo edhe:  Detaje nga masakra në Beograd: 8 nxënës dhe roja dyshohet se u vranë nga një 14 vjeçar