Aksident i frikshëm: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë së paku dy automjete.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në BeH: Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur