Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në kampionatin evropian Ni
Akil Gjakova ka arritur suksesin e radhës, duke e fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Gjakova mposhti Lasha Shavdatuashvili të Gjeorgjisë në repesazh.
Kjo medalje ishte e katërta për Kosovën në Evropian, i cili është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.
Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në luftën e dytë mposhti xhudistin serb, Bagajev Bajsangur.
Xhudisti kosovar mposhti xhudistin nga bullgaria, Mark Hristov në raundin e tretë.
Por, ai u mposht me Ippon nga Petru Pelivan i MoldavisëAkili tani i ka dy medalje evropiane në kategorinë deri 73 kg.
Sot garuan edhe Laura Fazliu, e cila po ashtu fitoi medaljen e bronztë, si dhe dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.
Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta.