Adnan Januzaj e “kallë” atmosferën në një dasëm, qenka maestro i tupanit

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj ka pasur një dasëm gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një video e ish-lojtarit të Manchester Unitedit është publikuar në rrjetet sociale ku shihet duke i rënë tupanit.

Në këto rrjete sociale ka filluar mënjeherë një shaka ndaj lojtarit të klubit spanjoll.

“Shqipëria do të luaj në Euro 2024, Kosova në miqësore ndaj Norvegjisë, kurse Januzaj duke i rënë tupanit”, shkruhet në disa reagime në rrjetet sociale

29-vjeçari është futbollist i Sevillas në La Liga, kurse kontrata e tij skadon në vitin 2026. E ardhmja e tij mund të ndryshoj gjatë afatit kalimtar të verës./

 

Lexo edhe:  Vetaksident në magjistralen e Mitrovicës, rrokulliset vetura tek "faqja e lëmut" në Vojtesh