Adelina Ismaili kujton të ëmën në përvjetorin e vdekjes
Janë bërë shtatë vjet që kur nëna e Adelina e Zanfina Ismailit iku nga kjo botë.
Adelina ka përkujtuar të ëmën me anë të një fotografie të saj në Instagram.
“Shtatë vjet pa ty mam”, shkroi këngëtarja në Instagram.
Nëna e këngëtareve u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare. Ajo la pas vetes tri vajza: Emën, Adelinën dhe Zanfinën.