Abrashi i VV-së shprehet i mllefosur me Prokurorinë Speciale pas hetimeve për kontratat një burimore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka shprehur mllef ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas njoftimit se kanë nisur hetimet lidhur me kontratat një-burimore, përfshirë edhe kontratat për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër.

Në një konferencë për media para fillimit të seancës së 45-të për konstituimin e Kuvendit, Abrashi tha se është për keqardhje veprimi i fundit i Prokurorisë Speciale.

Sipas tij, Prokuroria është dashur të merret me krimin e organizuar dhe sabotazhin ndaj shtetit të Kosovës, e jo të merret me veprimet e institucioneve të Republikës.

“Është për keqardhje që Prokuroria Speciale të kryej mandatin e saj kushtetues për luftimin e krimit të organizuar dhe elementit destruktiv që bëhet si sabotazh shtetit tonë. Prokuroria është vënë në funksion të luftimit të institucioneve. Fakti që dikush heton kontrata që lidhen me angazhimin e qeverisë për të shtruar sovranitet në veri, për të përmirësuar lirinë e lëvizjen, i sheh si rrezik e shkelej ligji. Nuk kam fjalë tjetër përveç që të shprehi mllef, sikurse që kemi shpreh mllef pas tërheqjes së aktakuzës që kjo Prokurori e ka bërë për Radoiçiqin”, ka thënë Abrashi.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur dje se pesë prokurorë janë angazhuar për hetimin e mbi 2 mijë kontratave një burimore nga Qeveria Kurti.

Lexo edhe:  Mot mjaft jo-stabil: Ky është parashikimi