Abedini i UÇK-së – Abedini i FSK-së, babë e bir, në periudha të ndryshme por me ideale të njëjta

Sot 25 vite më parë ra dëshmor, Abedin Bujupi.

Në gjithë vitet e veprimtarisë së tij kishte qëllimin e qartë, organizimin e popullit për kundërshtim të ashpër kundër regjimit serb dhe çlirimin e vendit. Pikërisht për këtë ishte i përndjekur duke u detyruar të emigroi në Gjermani por jo për tu terhequr por për të punuar ngushtë me Fehmi Lladrovcin dhe veprimtarë tjerë në organizimin e luftës së armatosur. Pas përgatitjeve ai u kthye në Kosovë. Ishte e qartë që armiku më nuk do të kishte vend në këto troje.

Me sakrificën e tij dhe shokëve, këtë vend e bënë të lirë dhe të tillë e lanë për brezat që vijnë pas.

Sot Abedinin e ri (djalin e dëshmorit) e kemi në ushtrinë e Kosovës, njëri nga Snajperistët më të përgatitur, operator i mbrojtjes së afërt dhe pjesëtar i Policisë Ushtarake. Ai me krenarinë më të madhe shërben nën uniformën e ushtrisë, vetëm duke qenë i tillë e ndjenë më afër babain e tij të cilin nuk e takoi kurrë.


Në këtë botë nuk ishte e mundur, por në botën tjetër, patjetër.

Nga UÇK-ja tek FSK-ja, këtij vendi ka kush i del zot! Babë e bir, në periudha të ndryshme me ideale të njëjta.

Lexo edhe:  Ky është personi që vrau gruan me sëpatë në mes të Prishtinës