Abdixhiku: Qeveria Kurti premtoi reciprocitet, Serbia sot shet në Kosovë si kurrë më parë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mosmbajtjen e premtimin për reciprocitet me Serbinë.
Ai thotë se Serbia nuk ka shitur në Kosovë kurrë më shumë sesa që shet sot.
“Kjo qeveri ka premtuar dhe reciprocitet me Serbinë, por sot importet nga Serbia janë në rekordet më të larta historike të 23 vjetëve të fundit. Kurrë më shumë Serbia nuk ka shitur në Kosovë sesa që shet sot. Për dy vjet nuk kemi një metër rrugë të shtruar më shumë”, ka deklaruar Abdixhiku në një intervistë për Klan Kosova.
Ai thotë se Qeveria Kurti nuk po arrin të identifikohet me asnjë projekt.
“Nuk kemi asnjë kapacitet të ri shëndetësor, arsimor, energjetik e ekonomik. Janë dy vite të plota – dhe dy të tjera shkojnë bukur shpejt – dhe do të kemi për herë të parë një qeveri që nuk arrin të identifikohet me asnjë projekt. Me as edhe një shenjë. Së paku diçka të kishin nisur”, ka deklaruar ai.