A u mbajt sot mësimi në Gjilan, aty ku qeverisë VV-ja?

Në shkollat e Gjilanit as të hënën nuk pati mësim.

Por, kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni mohon se në gjithë komunën ka grevë nga mësimdhënësit.

Ai e pranon se gjendja ekonomike nuk është e mirë, por nuk e arsyeton sjelljen e punëtorëve të arsimit.

Ndërkohë, mohon të ketë bërë presion te drejtorët për ta vazhduar mësimin.

Por, kaq i butë nuk u tregua me drejtoreshën komunale të arsimit, Selvije Sylejmani, të cilën e shkarkoi me arsyetimin se e keqpërdori një konkurs duke punësuar familjarë.

Klani ka tentuar që të marrë versionin e drejtoreshës së shkarkuar, por e pati të pamundur.

E nga burime të veta, televizioni mëson se ajo dyshohet të ketë ndikuar për ta punësuar motrën e saj në një çerdhe publike.

Lexo edhe:  Deputeti serb: Nëse Radojiçiq mori pjesë në këtë akt të çmendur, e qartë se u mbështet nga Beogradi