A u “frikësua” Kurti se mund t’ia “vjedhin” kuletën? Ndeshjen Shqipëri – Çeki e shikoi nga larg zonës VIP

Kryeministri i Republikës së Kosovës, sonte injoroi totalisht kombëtaren e shtetit që drejton.
Kjo pasi, në vend se të marrë rrugë për në Andorra La Vella, kryeqendrën andorrase, ose të shkojë në ndonjë lokal ku mund ta shoh virtualisht, zgjodhi të marrë pëlqime në “Facebook”, duke u nisur drejt Shqipërisë, dhe atë bashkë me Lulzim Jasharin, të birin e komandantit legjendar, përcjell lajmi.net.

Por, siç nuk pritej, ndeshjen s’e përcolli nga zona VIP. Përkundër faktit se është kryeministër, ai ndeshjen e shikoi nga një vend tjetër dhe jo ai i destinuar për personat e rëndësishëm.

Siç edhe mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme, shefi i ekzukutivit kosovar ishte pranë ministrit Sveçla e zëvendës-ministres së Sportit, Osmani, por larg Edi Ramës e Armand Dukës.

Lexo edhe:  Seks me para/ Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion në Prizren