”A ja paguan detyrimet e djalit tënd” – Debati i fortë mes Rozës dhe Meritonit: Mos më përmend mua Sashën

Roza dhe Meritoni, të cilët kanë pasur debate të vazhdueshme duke përdorur informacione nga jashtë të jetës personale, janë përplasur sot gjatë spektaklit.

Moderatorja pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Roza: Debatin e hapi Meritoni. Unë nuk dua të qasem me Meritonin por duke qenë se jetojmë në një çati duhet të flasim me njëri-tjetrin. Jemi takuar disa herë jashtë, jemi takuar te studioja e Meritonit, jemi takuar në plazh në jug. Kemi shoqëri të përbashkët, kam marrë informacione për secilin këtu. Unë e kam pyetur Meritonin, nuk kam nxjerrë konkluzione

Meritoni: Unë me Rozën informacion kam aq sa më ka treguar dhe sa kam parë në media, jo më shumë. Roza nuk e njeh djalin tem, nuk e din pse unë nuk jam pjesë në familjen time në Austri dhe nuk din asgjë për jetën time.

Roza: Unë personalisht me Meritonin jam munduar të respektoj shoqërinë por ai më ka sulmuar për t’i mbajtur anën Romeoës. Meritoni bashkë me Gazin më kanë prekur te pika e dobët, keni të bëni me Roza Latin që kam vetëm një nënë dhe dy qentë që kam futur në dhe. Meritoni mua më kap te pika e dobët, më ka ardhur dhe vetëm më fliste fjalë që nuk dua t’i përmend për qenin tim, duke shpifur të kam parë me sytë e mi. Ti të më kesh parë mua…

 

Lexo edhe:  Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë