A ia bëri unfollow në Instagram? Efi flet për marrëdhënien me Mozzikun

Ish-banorja e BBV2, Efi Dhedhes ka treguar se si qëndron e vërteta e marrëdhënies mes saj dhe Mozzik.

Kanë pasur raportime se ajo është zënë me të pasi mori pjesë në klipin e tij dhe se e ka bërë dhe unfollow në Instagram.

Efi shprehet se të gjitha lajmet janë të pavërteta, ndërsa sa për unfollow-n në Instagram, Efi zbulon se Mozzik mban vetëm vajzën e tij follow dhe askënd tjetër.

“Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim. Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.

E pyetur se a është penduar që ka marrë pjesë në klipin e tij apo jo, Efi tha:

“Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin”, tha ajo.

Lexo edhe:  Mandi Nishtulla: Kam 12 fëmijë me disa gra