A është ky provokimi i radhës i Joz Markut ndaj Gjestit?
Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4, Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e publikut me një paralajmërim të shkurtër por domethënës në rrjetet sociale.
Me mbishkrimin “Gati?” në InstaStory, ish-konkurrenti la të kuptohet se po vjen me një projekt të ri muzikor, duke ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga ndjekësit.
Jozi ishte një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni, jo vetëm për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, por edhe për përplasjen e bujshme me fituesin e formatit, Gjestin.
Incidenti fizik pas përfundimit të spektaklit, ku Jozi e qëlloi Gjestin, tronditi publikun dhe u dënua gjerësisht.
Megjithatë, duket se ai tashmë synon të rikthejë vëmendjen tek muzika.
Ndryshe nga Gjestit dhe Eglit, të cilët kanë paralajmëruar projekte të reja muzikore që mund të jenë edhe bashkëpunime, Jozi preferoi të mbajë një profil më të mistershëm, duke lënë gjithçka për t’u zbuluar në ditët në vijim.
Rikthimi i tij në muzikë pas formatit mund të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij artistike dhe, ndoshta, edhe në rivalitetin me ish-banorët.