A e dinte familja e Liridona Ademajt për problemet që ajo kishte me bashkëshortin e saj?

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt në KallxoPërnime tregon se motra e tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pas probleme bashkëshortore.

“Motra nuk na ka treguar që ka pasur probleme me burrin e saj. Nuk ka thënë diçka për burrin e vet, nuk ka pasur probleme, ashtu na ka thënë edhe neve, që e ka pas jetën e lumtur. Ne nuk jemi në dijeni për asnjë problem”- tha ai.

Vëllai i Liridonës tregon se në Suedi, ajo kishte dy biznese.

Ai tregoi se për të jetuar në Kosovë, Naim Murseli ishte kthyer në qershor, ndërsa Liridona në fillim të tetorit.

“Naimi është kthyer në qershor, Liridona në fillim të tetorit. Naimi është kthy me jetu në Kosovë, kanë ble shtëpi dhe Liridonës i ka thënë me u kthy në Kosovë”- tha ai.Liridona Ademaj 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lexo edhe:  Sulmon gruan për shkaqe xhelozie, arrestohet burri nga Obiliqi