A duhet të vizitohen varrezat për Bajram, tregon hoxha Enis Rama

Hoxha nga Mitrovica, Enis Rama, kishte folur për një traditë që e kanë familjet shqiptare por që sipas tij është e gabuar.

Ai kishte thënë se vizita në varreza për Bajram është gabim, teksa shtoi se një gjë e tillë nuk është në një linjë me objektivat e festës.

“Nganjëherë njerëzit bëjnë veprime që e prishin atmosferën e gëzimit. Një prej atyre është, unë e di që është traditë te na dhe nuk po di me hy në plagë të askujt, mos te keqkuptohem, por vizita të varrezat për Bajram nuk është e duhura. Një vit ke me i vizituar varrezat, ata pas Bajrami nuk çohen, ata qaty janë”, kishte thënë imami i xhamisë së madhe në Mitrovicë

“Unë mendoj se nuk është në përputhje me objektivin e bajramit. Ata nuk presin vizitë nga ne ditën e Bajramit”, kishte deklaruar Rama në një intervistë kohë më parë.

Lexo edhe:  “E gjithë ndërtesa ishte me tym”/ Detaje nga shpërthimi i zjarrit në zyrën e Arkivës në Qeveri