“A do t’iu dalin pagat mësimdhënësve që ishin në grevë? – përgjigjet ministri Murati

Pas raportimit që bëri në Komisionin Hetimor për krizën energjetike, ministri i Finacave, Hekuran Murati ka lëshuar mbledhjen, me të dalë në korridor ministri ka hasur në pyetjet e gazetarëve.

Ministri Murati është pyetur nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.

“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurtimisht Murati pa dhënë shumë detaje.

Sot pritet të vendoset në lidhje me vazhdimin ose jo të grevës, sipas raportimeve SBASHK pas orës 18:00 do të mbajë një mbledhje, nga aty do të dilet me vendimin për fillimin e procesit mësimor ose jo.

Ministri Murati tregon sa është vlera e subvencionimit deri tani për energjinë elektrike

Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një letre të hapur drejtuar SBASHK-ut, presidentes e kryeministrit ka paralajmëruar se do të protestojnë nëse mësimi nuk fillon nga 3 tetorit.

Lexo edhe:  "Ushtarët janë në rrezik të helmohen", zbulohet shqetësimi kryesor i Komandantit Jashari