A do të fillojë nesër mësimi? SBAShK-u ua çon njoftimin e fundit mësimdhënësve

Sindikata e Arsimit ka njoftuar mësimdhënësit se greva do të vazhdojë.

Në njoftimin e dërguar drejt mësimdhënësve, SBAShK u ka kujtuar se greva vazhdon në orarin e paraparë: nga ora 9:00 deri në ora 12:00, për të dy ndrrimet.

“Greva vazhdon sipas orarit të deritashëm, i paraparë në udhëzuesin e grevës, 9:00 deri në 12:00, për të dy ndrrimet. Për çdo risi, do të informoheni me kohë” thuhet në njoftimin e SBAShK.

Lexo edhe:  E FUNDIT: Një pjesëtar i KFOR-it vdes në aksidentin në Pejë