Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër sidomos orëve të pasdites kur pritet edhe fronti i ftohtë ajror me ulje të temperaturave. Vende-vende mund të ketë ndonjë shtrëngatë të fuqishme kalimtare.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në gjysmën veriore të Shqipërisë, pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginë së Preshevës dhe në veri të Malit të Zi.

Në jug të Shqipërisë me diell dhe pa reshje.

Nga e diela pak më freskët, por vazhdon mot kryesisht me diell dhe atmosfera do të stabilizohet pas destabilizimit të fuqishëm të së Shtunës. Vende-vende mund të ketë reshje të izoluara kryesisht të pakta.

Lexo edhe:  Sveçla nxjerr pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulmohen në veri