“Noizy i paprekshëm për policinë” – Paralajmëron koncert në Kosovë sonte, pasi rrahu brutalisht me shokë Medi Isenin

Reperi shqiptar, Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një incident mbrëmë në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij. Sinjali raportoi ekskluzivisht për sulmin e rëndë, që siç duket se u planifikua nga reperi “Stresi”.

Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.

Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht pamjet e Isenit dhe të afërmit të tij pasi u dërguan në spital për trajtim, ku shihen me plagë të rënda.

Madje Iseni ka publikuar edhe një video, ku shihet grupi i Noizyt duke e rrahur atë me boksa të hekurti.

Por, si duket Policia e Kosovës nuk ka marr ende asnjë veprim për ndalimin e të dyshuarit kryesor, Noizy ku ky i fundi ka paralajmëruar se do të mbajë koncert sonte në një nga klubet e qytetit të Ferizaj.

“Ferizaj sonte, niva që tërmet – A është e vërtetë?”, shkroi ai.

Kujtojmë se Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht mbrëmë për rrahjen në diskotekën në Pejë, ku u përfshi reperi Noizy me shokë dhe tiktokeri i njohur, Medi Iseni dhe kushëriri i tij.
Lexo edhe:  Kastrati i PDK-së i kërkon Kurtit dorëheqjen: Tensionimi me ShBA-në është tradhti kombëtare