Një veturë digjet tërësisht e një tjetër pjesërisht, policia jep detaje për rastin në Breg të Diellit

Një veturë është djegur tërësisht nga zjarri, ndërsa një tjetër afër saj është dëmtuar pjesërisht në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri, është djegur tërësisht ndërsa një automjet tjetër që ka qenë i parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Ahmeti shtoi se “aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Lexo edhe:  Banorët e Smrekonicës japin shembullin e mirë: Bëhen bashkë për iftar me ftesën e hoxhës së fshatit