VV-ja preferon vjeshtën për zgjedhje, Armend Muja thotë se nuk do t’i rrisin pagat

Lëvizja Vetëvendosje preferon që zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Në partinë në pushtet thonë se opozita s’mundet më t’i shtyjë pambarimisht zgjedhjet, andaj në takimin e presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike duhet të caktohet data e zgjedhjeve mes vjeshtës dhe fillimit të vitit të ardhshëm.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja flet edhe dialogun Kosovë-Serbi e mundësinë për rritjen e pagave në sektorin publik.

“Opozita nuk mundet t’i shtyjë zgjedhjet pambarimisht, ato duhet të mbahen në afatin e rregullt. Çdo herë kur ka dakordim, gjashtë muaj para afatit të zgjedhjeve të rregullta, presidentja e vendit me dakordim të gjithë subjekteve politike mund të caktojë një datë të zgjedhjeve. Mund të jetë kushtimisht nga vjeshta e vonshme deri në mes të shkurtit. Ky është afati që duhet të organizohen zgjedhjet, por i takon presidentes që të gjejë këtë konsensus”, thekson Muja.

Deputeti i LVV-së flet edhe për mundësitë e rritjes së pagave në sektorin publik para zgjedhjeve të reja parlamentare.

Muja thotë se në bazë të Ligjit për menaxhimit të financave publike rritja e pagave mund të bëhet krahas rritjes ekonomike.

Mirëpo sipas tij, qeveria aktuale se ka mendësinë si ish-qeveritë e kaluara që të rritë pagat në prag të zgjedhjeve.

Lexo edhe:  Dalin para gjykatës Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit