Vrasja e Lulzim Fejzullahut – edhe në rigjykimi dy të miturit dënohen me 19 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues edhe në rigjykim për dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë duke i dënuar me 19 vjet burgim.
Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë.
Më 23 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar dy të miturit me 19 vjet burgim por Gjykata e Apelit kishte marrë vendim më 17 korrik me të cilin aktgjykimin dënues prej 19 vite dënim me burgim ndaj dy të miturve e kishte anuluar duke e kthyer rastin për rigjykim.
18-vjeçari u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë dhe më 20 janar vdiq në QKUK.
Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.
Policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë patën konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës të marra nga shkopi i bejsbollit.