Kërcënoi me armë një person – arrestohet i dyshuari në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Balloc të Podujevës, shkruan Insajderi.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Ministri gjerman i mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare nga Maqedonci, shkëmbejnë edhe dhurata