Vdes një 58 vjeçare në Suharekë, goditet nga vetura

Një 58 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga vetura mbrëmë në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se viktima ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën Shirok të Suharekës kur është shkelur nga vetura, shkruan Gazeta Insajderi.

Viktima ishte grua e moshës 58 vjeçare me inicialet F.G.

“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç)  ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.

“Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar.”

Lexo edhe:  Arrestohet edhe i dyshuari tjetër që ishte cak i Krimeve Ekonomike në rastin e patentë shoferëve