Ky është personi që tentoi t’i sulmojë disa persona me sëpatë në Prishtinë

Një rast jo fort i zakonshëm ndodhi pasditen e djeshme në rrugën “Nazim Gafurri”, ku një person, papritmas për motive akoma të panjohura ka tentuar t’i sulmojë disa persona me mjet të fortë.

I njëjti nuk është ndalur me kaq, teksa me sëpatë ka dëmtuar derën e një lokali.

Sinjali mëson se personi që ka shkaktuar këtë incident është Elvir Sekiraqa.

Sinjali gjatë ditës postoi pamjet ekskluzive të këtij incidenti, ku autori shihet duke e dëmtuar lokalin, teksa më pas ka ndërhyrë Policia.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

VIDEO

Lexo edhe:  Shumë lajme të mira nga çmimi i naftës, kaq ka rënë në Kosovë e rajon