Një 50-vjçar mbytet në bregdetin e Durrësit

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik.

Ngjarja është regjistruar rreth një orë më parë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve të abcnews nga vendngjarja, viktima është një burrë rreth të 50-ave. policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.

Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes. Nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja.

 

Lexo edhe:  Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër