Eksperti i komunikacionit: Në Kosovë çdo i dyti e ka marr patentë shoferin me pagesë

Eksperti i Komunikacionit, Bekim Ahmeti ka thënë se në bazë të përshtypjeve personale në vendin tonë “çdo i dyti” person është licensuar me patentë shoferë me pagesë.

Ahmeti në “Rreth e Rrotull” theksoi se shoferët e tillë mund të vërehen lehtësisht edhe në diskutim të lirë, pasi që ata nuk kanë njohuri të përgjithshme qoftë se çka shërben vija e plotë apo e ndërprerë, apo edhe shenjat e ndryshme të komunikacionit.

“Çdo i dyti ka marrë patentë shofer me pagesë. Ose me tepër se kaq. Zëra ka pas gjithmonë por shifra nuk ka saktë”, deklaroi Ahmeti.

“Kam vërejtë në temë diskutimi të lire se nuk i din shenjat e komunikacionit, se çka shërben vija e plotë apo vija e ndërprerë, apo shenja e ndalim-kalimit, nuk ndin se kur lejohet tejkalimi dhe kur ndalohet.”, deklaroi Ahmeti.

“Kaosi në komunikacion” e ka bazën tek “e keqja” dhe se është e “rrezikshme” theksoi Ahmeti.

Sa i përket kostoja e një aksidenti me të vdekur dhe me të lënduar rëndë, Ahmeti ka listuar disa pika të këtij efekti: shpenzimet mjekësore [ trajtimin e emergjencës, kujdesin në spital, rehabilitimin, kujdesin afatgjatë të të lënduarit], kostoja e varrimit dhe humbja e jetës [ shpenzimet e ceremonisë së varrimit dhe humbjet ekonomike të një personi], humbja e produktivitetit, kostoja e dëmeve materiale [zëvendësimi apo riparimi i automjeteve], kostoja administrative dhe juridike [shpenzimet për hetime; policisë, gjykatës] dhe kostoja tjetër përfshin shërbimet emergjente, dëmet e pronës dhe ndihma psikologjike për viktimat dhe familjarët e tyre etj.

Në vendet e Bashkimit Evropian [BE] një dëm i shkaktuar prej aksidenteve me viktima, i kushton hiq më pak se 1 milionë euro shtetit.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike sot