Tetë të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vend-ngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.

Lexo edhe:  Gjenden tetë trupa të mbytur pas fundosjes së anijes në Drinë