Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat vazhdojnë të jenë tropikale dhe ajo maksimale deri në 33 gradë Celsius. Rrallë në disa zona priten reshje afatshkurta, ndërsa vazhdon zagushia e madhe.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Pasdite në disa zona të rralla priten rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Të mërkurën na pret mot jashtëzakonisht jo-stabil, me intervale kohore me diell, pastaj me dendësim dhe shtim të madh të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Priten ulje të temperaturave, kurse ky do të jetë fundi i kësaj vale të nxehtësisë.

Vende-vende parashihet të shtrëngata të fuqishme shiu e breshëri.

Nga e enjta dukshëm më freskët, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat do të fillojnë të rriten sidomos në vikend, kurse reshje do të jenë të rralla.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës vendos kamera sigurie në afërsi të Urës së Ibrit