Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tetë persona

Një aksident i rëndë mes katër veturave ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Daut Hoxha, ku njoftoi se tetë persona janë lënduar.

“Rreth orës 18:40 në autostraden “Dr. Ibrahim Rugova” km-40 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira kanë qenë 4 automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare janë raportuar 8 persona të lënduar”.

“Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet, andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik’, ka thënë Hoxha.

Lexo edhe:  Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së