Mitrovicasi e tërheq nga spitali nënën: “Sdi a ka minister a kryeministër me i lidh si qentë me i shti brenda me pa çfarë kushte të kqija ka në QKUK”

Ish basketbollisti mitrovicas, Safet Mustafa, ka vendosur që ta tërheq nënën e tij nga spitali në QKUK.

Këtë vendim e ka marrë për shkak të kushteve të rënda brenda dhe temperaturave të larta, shkruan Jepi zë.

Ai në një prononcim për një media ka thënë se nuk e di si po mund të punojnë mjekët dhe motrat në ato kishte, për të cilët thotë se janë në nivel të detyrës por ju mungon përkrahja dhe kushtet nga qeveria.

Ai shihet teper i revoltuar me ministrin e shëndetësisë dhe kryeministrin e Kosovës.

“Sdi a ka minister a kryeministër me i lidh si qentë me i shti brenda me pa çfarë kushte të kqija” ka thënën Mustafa, përcjell Jepi zë.

Ai ndër të tjera ka treguar se këtë vendim për ta tërhequr nënën e tij nga dhoma ku qëndronte e ka marrë sepse më shumë rrezikohej shëndeti i saj.

Ndryshe njëri nga sektorët që thuhet se ka dështuar më së shumti gjatë kësaj qeverisje është ai i shëndetësisë por problemet janë datojnë edhe më herët./ Jepi zë

Lexo edhe:  Detaje të rënda: Mësuesi shqiptar nuk e përballoi ikjen e gruas, piu ilaç pranë varrit të saj dhe vdiq