Rrihen mes vete dy grupe të rinjsh, tetë arrestohen

Tetë persona janë arrestuar në Kllokot pasi të premten në dy grupe të ndara janë rrahur mes vete. 

Në mesin e të lënduarve është edhe një zyrtar policor i cili kishte tentuar t’i ndante dhe ta qetësonte situatën.

Tetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Si pasojë e rrahjes, dy  të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Policia me operacion në tri barnatore në Pejë, gjen 22 lloje të barnave pa banderola