Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë që tronditi Kosovën, merret një vendim

Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë.

Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim.

Sipas vlerësimit të kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, kryetarja e trupit gjykues, Lumnije Krasniqi ka qenë gjyqtare e procedurës paraprake në të njëjtin rast penal.

Apeli vlerëson se gjyqtarja Krasniqi është dashur të përjashtohet nga gjykimi i kësaj çështjeje penale.

Në vendimin e Apelit theksohet se gjykatësja për të mitur në fazat paraprake ka marrë pjesë në këtë çështje penale në procedurën përgatitore, duke ua caktuar dhe vazhduar masën e paraburgimit dy të miturve.

Lexo edhe:  “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, Tërnava: Përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar