Këshilli i Prindërve: Nëse të hënën s’fillon mësimi, do të çregjistrojmë fëmijët nga shkolla
Janë bërë po thuajse një muaj që nxënësit e Kosovës nuk kanë filluar procesin mësimor për shkak të grevës së thirrur nga BSPK-ja.
SBASHK-u propozoi që të pezullohet deri në janar greva si dhe mësimi të fillojë më 3 tetor, shkruan Zeri.info.
Mirëpo, as kjo nuk është krejtësisht e konfirmuar dhe e sigurtë, pasi shumë shkolla në vend kanë votuar pro vazhdimit të grevës.
Të pakënaqur me këtë situatë mbeten Këshilli i Prindërve të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor, ata do të çregjistrojnë masivisht fëmijët nga shkollat e vendit.
Sipas tyre në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione mësimore.
KP-ja ka thënë se përkrah format e tjera për të shprehur pakënaqësistë, mirëpo jo të bllokohen shkollat.