Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtar policor nga Stacioni Policor Prizren në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore si dhe Planit operativ “Rrethi”.

Me 17..07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari I.Z, 45 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Mashtrimi “ si dhe raste tjera ku urdhëresat janë aktive ndaj tije, te leshura nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë .

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një viti (1) e katër (4) muaj burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Lexo edhe:  Disa persona gjuhen mes vete me armë zjarri në Prishtinë