Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodh sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

Nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë trajtime mjekësore në Klinë.

Rastin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Driton Rugova nga Policia në Pejë tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në Gllarevë ku janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë trajtime mjekësore në QKMF-në e Klinës.

“Organet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin“, tha ai.

Lexo edhe:  Drenicasi rrah babain e tij dhe më pas arratiset, 63-vjeçari kërkon ndihmë në spital