Arrestohet një burrë në Dragash, rrahu nënën e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Dragash, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull /goran pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimen femër gorane. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Ndalohet edhe një person që kërcënoi Zana Avdiun