E rëndë: 19-vjeçari arrestohet për dhunimin e një vajze në Pejë, e mori ta dërgojë në spital por e çoi në pyll

jatë mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka intervenuar në një rast, ku dy vajza kanë hasur probleme me një person.

Sipas informacioneve të para, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku njëra nga vajzat kishte konsumuar alkool dhe një personi i’u ofrua atyre për ndihmë.

Por sipas Policisë nuk del të jetë kështu, pasi i dyshuari ka ndryshuar drejtimin e rrugës dhe është nisur për në mal.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin me iniciale G.T i lindur me 2005 – që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj.

Pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё pёr veprën penale “Dhunim”.

Lexo edhe:  “Se kemi prit prej tij”, flet kushëriri i 60-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten në Lipjan