270 mijë euro mashtrim në Istog – dy motra të arrestuara, zbulohen emrat e katër të dyshuarve

Kosovarët jo rrallëherë japin shuma të majme parash te personat jokompetentë për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një 61-vjeçar nga Istogu, i cili ka paguar hiç më pak se 270 mijë euro për një lokal pronë e komunës. Numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në 4.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet dhe kanë arritur t’i kapin të dyshuarit, që tashmë ndodhen në ndalim policor.

Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se dy të arrestuarit e parë janë Florentina Dakaj rreth (25 vjeçare) dhe Berat Mehmetukaj (rreth 32 vjeçar) – teksa ka mësuar se dy të dyshuarit e tjerë janë motra e Dakajt, Liridona, si dhe Muharrem Nikçi.

Ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin dhe ka raportuar se i ka paguar të dyshuarit 270 mijë euro për gjoja blerjen e një lokali.

Lokali që dy të dyshuarit e mashtruan 61-vjeçarin që po ia shesin është pronë e Komunës së Istogut

Sipas dëshmisë së viktimës, të dyshuarit i kanë kërkuar paratë në vlera të ndryshme, të cilat ua ka dërguar qe rreth dy vjet.

Sinjali mëson se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”.

Lexo edhe:  Dymbëdhjetëvjeçari nga Skenderaj gjen kuletën me para dhe ia kthen pronarit