Tensione në seancën gjyqësore ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, Policia tentojnë ta qetësojnë babain e viktimës
Është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit në Ferizaj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Përgjatë kësaj seanca gjyqësore, fjalën e pati edhe i akuzuarit Krivaqa i cili ndër të tjerash tha se ai bashkë me Marigona OSmanin, ishin përdorues të drogave të shumta.
E pas këtyre zhvillimeve, është babai i të ndjerës Marigona Osmanit, Muhabi Osmani, ka reaguar ashpër në avokatit të të akuzuarit.
Ai i është drejtuar atij duke e sharë dhe duke i bërtitur avokatit, ndërsa zyrtarët policorë janë munduar që ta qetësojnë atë.
“Ulu mos u merr me të” dëgjohen duke i thënë zyrtarët policorë babait të viktimës.
Kurse si për ironi avokati i Dardan Krivaqës, Admir Salihu, shihet në “qef” dhe duke qeshur.
Seanca është duke vazhduar me mjaftë tensione.